Bajrami: Kemi mbipunësim, kishim njerëz që rrinin në shtëpi dhe paguheshin

Nuri Bajrami nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot në “Click 21” tha se Maqedonia ka mbipunësim në sektorin publik.

“Kemi mbi-punësim, kemi pasur njerëz që punonin dhe rrinin në shtëpi, imagjinoni ndoshta jemi të vetmit në botë, e nga ana tjetër po t’i pyesni të gjithë do të thonë se nuk ka kuadro të mjaftueshëm”, thotë Bajrami.