Bajrami: Ju i shatë 700 mijë nëna, ato nëna kanë rritur trima e heroj

Mesud Bajrami

Nëna shqiptare ka rritur heronj. Ju e shatë dhe e ofenduat. E shatë nënën shqiptare që ka rritur trima e dëshmorë që derdhën gjakun për atdhe e liri. Ka lindur profesorë e arsimtarë, dijetarë e shkencëtarë. Ka rritur figura kombëtare që i njeh mbarë bota. Ju e shatë nënën shqiptare, e ofenduat mbarë kombin shqiptar. Një herë nuk kërkuat falje. Ju nuk dini të kërkoni falje, sepse për të kërkuar falje duhet pasur dinjitet e moral. Ju dini të kërkoni vetëm vota, që ti shitni për interes personal te maqedonasit. Ju e keni gabim kur mendoni se do ti mashtroni shqiptarët, sepse hatri i nënës shqiptare është i madh. Do e shihni ditën e zgjedhjeve!