BDI-ja dhe Bajram Rexhepi po vazhdojnë t’i nënshtrohen Dimitar Apasievit për votat në Komunën e Tetovës.
Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se Bajram Rexhepi është takuar për darkë me kandidaten e Levicës në Tetovë, Katka Bozhinovska, si dhe forumin e gruas të partisë së Dimitar Apasievit.
Takimi ka ndodhur vetëm 3 ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve, në të cilin Bilall Kasami e mundi Bajram Rexhepin me 4.000 vota dallim.
Partia Levica njihet për qëndrimet e saj ekstremisht antishqiptare, bën thirrje për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës, është kundër NATO-s dhe BE-së dhe shpreh hapur qëndrimet e saj kundër xhamive dhe kundër fesë islame.
Përveç Bajram Rexhepit, edhe shefi i PR-it i Bajram Rexhepit, Ardi Ismaili, është parë në një takim me kandidaten e Levicës./Fol.mk






