Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka bërë disa kritika në drejtim të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Bajqinovci thotë se Abdixhiku ka shpenzuar gjithë kohën në një intervistë duke vajtuar se pse nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Listës Serbe.
“Lumir Abdixhiku në një intervistë e shpenzoi gjithë kohën duke vajtuar pse Simici nga Lista Serbe nuk u zgjodh nënkryetar. Kur nuk votohet partia që e mohon shtetin tonë dhe që e ka luftuar me armë – opozita shqetësohet. E kur vjen puna për ta mbrojtur Kosovën – hesht”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar “një kryetar i një partie opozitare- avokat i Listës Serbe”.
Ndryshe, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar plotësisht, pasi nuk u arrit të votohet për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb.
Seanca vazhdon sot nga ora 11:00.