Mijëra mbështetës të paramilitarëve irakianë pro iranianë hynë me forcë sot në ambasadën amerikane në Bagdad për të protestuar kundër sulmeve amerikane në Irak.
Kjo solli që trupat amerikane në ambasadë të përdornin grana lotsjellëse për shpërndarjen e tyre.
Protestuesit irakianë, të cilët protestojnë kundër sulmeve të Uashingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi, të mbështetura nga Irani, i vunë zjarrin murit të ambasadës.