Baerbock: Ukraina duhet të bëhet anëtare e plotë e BE-së

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë që Ukraina duhet të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, por gjithashtu ka thënë që nuk mund të ketë rrugë të shkurtër për anëtarësimin.

Baerbock aktualisht po viziton Ukrainën dhe ka njoftuar rihapjen e ambasadës gjermane në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ajo thotë gjithashtu se Gjermania do të zvogëlojë importet e naftës ruse në zero dhe se sipas saj, kjo do të “qëndrojë kështu përgjithmonë”.