Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut më të madh në CS:GO.
Ekipi Bad News Eagle që po merr pjesë në garën më të fortë në lojërat elektronike Major Ligë sot kanë regjistruar fitoren e parë në këtë garë.
Ata kanë mposhtur me rezultat 16:14 skuadrën nga Turqia Internal Fire, në ndeshjen e cila u zhvillua nga ora 12:00, transmeton lajmi.net.
Gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:00 pritet që Bad News Eagle do të zhvillojnë duelin e radhës por që ende nuk është mësuar kundërshtari i tyre.




