Bad Bunny ia hedh adhurueses telefonin në ujë

Ylli i muzikës latine, Bad Bunny, e ka mbrojtur veprimin e tij ku ia hedh një fanseje telefonin mobil në ujë, pasi ajo e bezdis vazhdimisht për të dalë në fotografi me të.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale dhe po merr reagime të ndryshme nga publiku. Ka nga ata që e kuptojnë artistin latin, i cili mezi ec rrugës nga insistimi i fanses e cila ia mbanë telefonin te fytyra, por të tjerët e konsiderojnë reperin 28-vjeçar si të pasjellshëm dhe arrogant.