Babunski nga Maqedonia dhe çetnikët me plis që kryen mas akra në Kosovë (Foto)

Çetnikët me plisa, shqiptarët, pjesë e grupeve kriminale serbe! Voja Tankosiqi (1880-1915) dhe Jovan Stojkoviq (1978-1920) i njohur si Babunski, ishin çetnikë që kanë bërë kërdi ndaj shqiptarëve. *. Tankosiqi ishte ai që me forca serbe hyri i pari në Prishtinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Ndërkaq, ishte pjesëtar i organizatës terroriste Dora e Zezë dhe ndihmës në atentatin ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez, Franz Ferdinandit, me çka nis Lufta e Parë Botërore. *. Babunski ka vepruar fillimisht në Maqedoni. Gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore ka terrorizuar nëpër Kosovë, transmeton Telegrafi. *. Analisti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, në profilin e tij në Facebook ka postuar dy foto ku shihen edhe shqiptarë në grupet kriminale të Tankosiqit dhe Babunskit. Dihet, të dy këta emra në fillim i kanë armatosur shqiptarët që të ngrihen kundër otomanëve, për interesa të Serbisë. E, më vonë, janë pikërisht këta emra e grupet e tyre që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. “Grupe çetnike: grupi i Voja Tankosiqit ku gjendet edhe një shqiptar dhe grupi i Jovan Babunskit që ka tre shqiptar. Këto grupe nga viti 1904 deri 1912 kanë operuar në Kosovë dhe Maqedoni. Gjatë viteve 1912 deri 1914 kanë kryer masakra të llahtarshme kundër popullatës civile shqiptare. Natyrisht që udhërrëfyes të këtyre grupeve kanë qenë këta burra me plisa që po pozojnë me krenari me padronët e tyre. Fatkeqësisht edhe pas 100 viteve fara e tyre është në shërbim të patronëve të njëjtë të cilët po i vështirësojnë jetën e shqiptarëve”, ka thënë Kajtazi. /Telegrafi/