Babai vr et vajzën dhe dhëndrin, Vetonin dhe Lindita Musain (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e 31 dhjetorit në Australi. Një çifti ri shqiptarësh janë qëlluar për vdekje nga babai i vajzës.

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës.  Sipas mediave ndërkombëtare autor i krimit makabër është Osman Shaptafaj, babai i vajzës i cili gjithashtu tentoi të vriste dhe veten.

Osman Shaptafaj
Osman Shaptafaj

 

Policia është duke hetuar për një mosmarrëveshje familjare si motivin e ngjarjes së rëndë përpara Vitit të Ri. Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin. Vajza humbi jetën në vend, ndërsa dhëndri ndërroi jetë një ditë më pas në spital./ Opinion.al