Babai puth në ballë djalin e tij, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat në Turqi

“Periudha e artë” për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja po i afrohet fundit – por nga Turqia ende po vijnë lajme të mira për mrekullitë që po kryejnë ekipet e kërkim shpëtimit.

Një burrë u shpëtua mëngjesin e sotëm në Hatay, pesë ditë pas tërmeteve. Mediat turke kanë publikuar dhe një foto prekëse kur babai i të mbijetuari e puthë atë në ballë pas nxjerrjes nga rrënojat.

Një tjetër familje prej 6 anëtarësh, u mund të nxirrej e gjallë rreth 101 orë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, ra në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë qytetit të Gaziantepit, në jug të Turqisë. Disa orë më vonë, ndërsa njerëzit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja, pati një tërmet me përmasa të ngjashme, 100 km në veri.

Intensiteti i lëkundjeve rrëzoi gjithashtu blloqe kullash dhe ndërtesa publike në veri të Sirisë dhe u ndje deri në Qipro dhe Liban.

Si pasojë e tërmetit janë raportuar aktualisht mbi 21 viktima, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet për shkak të numrit të madhe të personave që ndodhen ende nën rrënoja.