Babai nga Tetova thotë se është sulmuar fizikisht nga djali i tij

Një baba 41-vjeçar nga Tetova në orët e para të ditës së sotme ka raportuar në polici se ka qenë i sulmuar fizikisht nga djali i tij 19-vjeçar. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Një dyzet e një vjeçar nga Tetova, mbrëmë (17-janar), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 19-vjeçar në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.