Babai dhe djali rrihen me njëri-tjetrin në Prizren

Pas një mosmarrëveshje, babë dhe bir nga Prizreni, janë sulmuar fizikisht me njëri-tjetrin, të dielën.

Në raportin e policisë thuhet se si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.