Babai dhe djali 11 vjeçar qëllohen me breshëri plumbash në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku tre persona – përfshirë një djalë 11-vjeçar janë qëlluar me armë, teksa ndodheshin brenda në makinën e parkuar.

Mësohet se brenda në makinë ishte djali 11 vjeçar, babai i tij dhe një burrë.

Mediet e huaja raportojnë se të tre janë në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Autoritete policore janë në kërkim të autorit.