Sekretari i përgjithëshëm I Lëvizjes Besa, Adnan Azizi I ka dërguar porosi Bashkimit Demokratik për Integrim nëpërmes një statusi në “Facebook”.
Azizi ka shkruar se BDI-ja ka kaluar në histeri nga humbja e Tetovës dhe se sulmet që po bëhen ditëve të fundit po e forcojnë edhe më shumë Lëvizjen Besa.
Azizi thotë se kjo dëshmon që ata janë në panikë për humbjen e radhës.
“Hekuri kalitet në zjarr, lufta speciale dhe e paparë që po e bëni këtyre ditëve kundër Lëvizjes BESA vetëm se i shton radhët tona dhe na bën më të fortë për të ju mposhtur në betejat e radhës.Fitorja në Tetovë ju ka traumatizuar, saqë keni kaluar në histeri. Sulmet e xhindosura dëshmojnë për panikun e humbjes së radhës.Mos harroni se edhe selinë tuaj (folenë e gjarpërinjëve) e keni në altarin tonë, në Tetovën e BESËS!”, ka shkruar Azizi.