Azizi nga Poroji: Tubimi i BDI-së me ish ushtarë u shndërrua në tubim me veteranat të tenderave, sepse ushtarët janë rreshtuar me Besën

“Tubimet madhështore të lëvizjes BESA ka trishtuar kundërshtarët politik sidomos BDI dhe dy argatve të saj të cilët sulmojnë kryetarin Kasami, I cili vazhdon të ngritet si feniksi dhe të fitojë çdo betejë dhe luftë. Tubimi në Poroj flet qartë se populli më 20 gusht e ka marrë vendimin për të dënuar politikat shkatërruese dhe degjeneruese të BDI-së, e cila tenton me afera korruptive dhe mashtruese të organizojë tubime. Paramendoni në tubimin e fundit BDI-ja takimin me ish ushtarët e transferuan në takim me veteranët e partisë për shkak se ish ushtarët e UÇK-së, nuk shkuan në atë takim sepse ndjehen të fyer dhe të lënë pas dorës, ata janë rreshtuar pas Lëvizjes BESA. Në tubimin e veterenanëve ishin të pranishëm veteranët e tenderave, oligarkët dhe shërbëtorët politik”, tha sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi në tubimin që u mbajt në Poroj.