Shefi i Shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, ka njoftuar se është përmbyllur raporti përfundimtar i fushatës për zgjedhjet lokale, pas një analize të detajuar të zhvilluar me Shtabin Qendror të koalicionit.
Sipas Azizit, shtabi ka vlerësuar lart punën dhe organizimin e Shtabit Qendror, si dhe angazhimin e shtabeve komunale dhe lokale gjatë gjithë fushatës.
Ai thekson se si rezultat i këtij organizimi dhe pune të koordinuar, VLEN ka arritur fitore bindëse në zgjedhje, duke triumfuar me raport 2 me 1 ndaj AKI-së.
“Ju faleminderit dhe vazhdojmë në betejat e radhës”, ka përfunduar Azizi në mesazhin e tij publik.



