Azizi: Lavdi pafund familjes Jashari

“Nuk ka figurë më unifikuese sesa ajo e komandantit legjendar Adem Jashari”. Kështua ka shkrua në rrjetet sociale, deputeti Adnan Azizi, me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në shkrimin e tij të shkurt thuhet se, lufta heroike e Adem Jasharit, bashkoi tërë kombin.

“Nuk ka figurë më unifikuese sesa ajo e komandantit legjendar Adem Jashari. Lufta e tij heroike dhe sakrifica sublime e Jasharajve për liri, bashkoi tërë kombin, pa dallim feje, krahine e ideje.

Lavdi pafund familjes Jashari, nënë Zaides, bacit Shaban, bacit Hamzë e Adem Jasharit!”, shkruan Azizi.