Senati Amerikan e ka kaluar para disa ditesh nje ligj qe quhet National Defense Authorization Act for Fiscal Year 2026 (Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për Vitin Fiskal 2026).
Çka do të thotë kjo për Kosovën
Kosova në “NDAA 2026”
National Defense Authorization Act për vitin 2026 është ligji kryesor amerikan i sigurisë, i cili për herë të parë përfshin dispozita të qarta për Kosovën. Me këtë ligj, SHBA-të e kodifikojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
NDAA 2026 riafirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe kundërshton çdo ide për ndarje, korrigjim kufiri apo shkëmbim territoresh mbi baza etnike. Po ashtu, ligji përmbledh qëndrimin amerikan se dialogu Kosovë–Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Ligji shpreh mbështetje edhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës, duke e vendosur atë si prioritet strategjik të SHBA-ve. Përveç kësaj, NDAA nxit forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Përfshirja e Kosovës në NDAA 2026 është një hap i rëndësishëm, sepse e forcon pozicionin e saj ndërkombëtar dhe e bën të qartë se SHBA mbetet aleati kryesor në mbrojtjen e stabilitetit dhe të ardhmes së Kosovës.
*Elmi Aziri, politikan dhe profesor universitar






