Azeski: Vetëm pesë për qind e kompanive të Maqedonisë eksportojnë

Mjaft nga konstatimet, do të paraqesim propozime konkrete me të cilat duhet të arrihet konsensus kombëtar për eksportin, tha sot kryetari i Këshillit Kombëtar për Eksport dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

Ai sot e vizitoi kompaninë “Johnson Matthey” në TIDZ-Shkup 1, që ishte edhe aktiviteti i parë i Këshillit Kombëtar, organ i sapoformuar në të cilën bëjnë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe sektori privat.

“Vetëm pesë për qind e kompanive të Maqedonisë eksportojnë. Është një shifër shkatërruese”, tha Azeski, duke theksuar se ndryshimi i kësaj situate është detyrë e parë dhe themelore e Këshillit Kombëtar për Eksport.