Azem Sadiku takon Zylfi Adilin, zëra për kalimin e tij në ASH (Foto)

Zyrtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Zulfi Adili i njohur me nofkën e luftës Komandant “Qufa” sot ka qenë për vizitë në Komunën e Studeniçanit për t’a uruar kryetarin Azem Sadiki për mandatin e ri, shkruan gazeta LAJM.

Me këtë rast kryetari Sadiki ka falënderuar z.Adili dhe ASH-në për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë në zgjedhjet lokale.

Sadiki ka premtuar se angazhimi i tij për të gjitha vendbanimet e komunës nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi me këshilltarët e ASH do të jetë në nivelin e duhur dhe në interes të banorëve të Komunës se Studeniçanit.

Jozyrtarisht Azem Sadiku, kryetar i Komunës së Studeniçanit, pritet të kalojë te Aleanca për Shqiptarët. Në një bisedë telefonike për TV21 Sadiku as nuk e mohoi as nuk e pohoi informacionin, por tha se pa e diskutuar me strukturën e tij në Studeniçan nuk mund të flas për një gjë të tillë. Sadiku vetëm tha se ASH e ka ndihmuar shumë për në zgjedhjet lokale. Burime brenda ASH-së për TV21 thonë se janë në bisedime dhe se brenda 2-3 ditëve kjo çështje do të mbyllet.