Kryetari aktual i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, garon në zgjedhjet lokale të tetorit për mandatin e 4-tët në krye të kësaj komune. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sadiki, ka thënë se objektivi kryesor i tij, nëse fiton, do të jetë ndërtimi i shkollës së mesme në Studeni¬çan, projekt të cilin gjatë këtij mandati nuk ka arritur ta realizojë për shkak të krizës që shkaktoi pandemia.
“Nga projketet që kam pas për këtë mandat një pjesë bukur të madhe i kam realizuar, por për shkak të pandemisë shumë ngadalësuar, dmth edhe ne kemi pas pengesa. Një projekt shumë i rëndësishëm dhe që e kam pasur plan ta ndërtojë, shkollën e mesme, nuk kam arritur ta realizojë, por shpresoj që nëse e marr mandatin e ri ajo do të jetë puna kryesore që do të luftojë të ndërtohet shkolla e mesme, pasi është nevojë e domosdoshme. Kurse për shumë projekte tjera, komuna i ka siguruar mjetet”, tha Azem Sadiku, kryetar i komunës së Studeniçanit.
Në intervistën për gazetën LAJM, Sadiki tha se pret fitore në zgjedhje lokale, ndërsa u shpreh i sigurt se do të ketë mbështetje edhe nga LSDM-ja. Intervistën e plotë me Azem Sadikun mund ta ndiqni në videon më poshtë.