Avokati: Trumpi po përgatitet për seancën gjyqësore të së martës

Avokati i Donald Trump, ka thënë se ish-presidenti i ShBA-së, po përgatitet për seancën gjyqësore, e cila pritet të zhvillohet të martën në New York.

Avokati i tij, Joe Tacopina, u shpreh se çdo akuzë kundër ish-presidentit do të kundërshtohet fuqishëm.

“Ai është dikush që do të jetë gati për këtë luftë,” tha avokati Tacopina, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, Trump të martën do të përballet me akuzat që rrjedhin nga një hetim për pagesë prej 130 mijë dollarësh për yllin porno, Stormy Daniels në vitin 2016.