Avokati Raufi: Ligji për Prokurorinë publike ka shumë mungesa (VIDEO)

Avokati Naser Raufi sonte në emisionin “Studio e Hapur” ka vlerësuar se Ligji për Porkurorinë Publike u soll shumë shpejt dhe fatkeqësisht u miratua  nga politikanët, njofton Shenja.

“Ligji për Prokurorinë Publike u bë shpejtë mund të them dhe nuk bë nga ekspertët e katedrës juridike, por u bë nga e politikanë fatkeqësisht dhe mendoj se ka shumë mungesa. Posaçërisht është mungesë e të ashtuquajturit “bomba”. Mos të jenë më prova, që është në kundërshtim me gjykatën e Strazburgut. Sipas mendimi tim kjo është një ndër mungesat  më të mëdhaja”, ka deklaruar Raufi në Studio e Hapur.