“Avokati i Popullit”, Zendeli: Naser Zyberi, jurist i dalluar (Video)

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, ka komentuar propozimin e BDI-së, Naser Zyberin për Avokat të Popullit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Zendeli tha se, e vetmja gjë kontestuese e Naser Zyberit ka qenë kandidimi i tij për kryeministër në zgjedhjet e fundit. Megjithatë, Zendeli e vlerësoi Zyberin si jurist të dalluar dhe kritikues të vazhdueshëm të politikave të gabuara të pushtetit.
“Ka pas dilema te ndryshme rreth kandidatit, është kontestuese edhe për mua sepse ai ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit. Por, nëse e analizojmë personalitetin e Naser Zyberit për një histori pak më të gjatë, do të shohim se bëhet fjalë për një njeri që gjatë kohë ka qenë aktiv në politike, ka qenë viteve të ’90. Bëhet fjalë për një juris të dalluar që ka dhënë kontributin e tij dhe për një periudhë mjaftë të gjatë është e vertëtë se nuk ka qenë në politikë, ka qenë kritikues i pushtetit të kaluar por edhe të këtij pushteti. Por e quaj një minus të tij kandidimin në zgjedhjet e fundit si kandidat për kryeministër nga ana e BDI-së”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli./Gazeta LAJM