Avokati i Popullit hap linjat falas

Qytetarët nëse mendojnë se u është shkelur ndonjë e drejtë gjatë regjistrimit dhe në Zgjedhjeve lokale për vitin 2021, prej sot do të mund të raportojnë në Zyrën e Avokatit të popullit në linjën telefonike falas 0800 54321.

“Për paraqitjet e qytetarëve do të veprohen menjëherë, pra procedura e zakonshme për paraqitjen e ankesës nuk do të ndiqet, por ankesat do të përgatiten me telefon. Është e rëndësishme të theksohet se Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke kërkuar veprim të shpejtë dhe efikas nga organet kompetente në procesin e regjistrimit dhe zgjedhjeve dhe nga institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të garantuara të qytetarëve”, theksohet në kumtesën e Avokatit të Popullit.

Linja telefonike do të funksionojë gjatë kohëzgjatjes së regjistrimit dhe dy rretheve të Zgjedhjeve lokale.