Avokati i Nasim Haradinajt infektohet me COVID-19, kërkon shtyrjen e procedurave gjyqësore

Avokati i Nasim Haradinat, Toby Cadman është infektuar me COVID-19.

Për këtë arsye ai ka kërkuar që të shtyhen procedurat aktuale të gjykimit, përcjell Klankosova.tv.

Ai për këtë shkak nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë, por ka folur përmes një video-lidhje.

Tutje, ai tha se për shkak se është i infektuar, nuk mund ta përfaqësojë siç duhet Nasim Haradinajn dhe se në këtë gjendje nuk ka mundur të kontaktojë me Haradinajn.