Avokatët britanikë hyjnë në grevë në afat të pacaktuar

Avokatët britanikë të përfshirë në proceset penale kanë vendosur që nga muaji i ardhshëm të hyjnë në grevë për një afat të pacaktuar për shkak të një kontesti mbi financimin shtetëror, njoftoi sot Oda e avokatisë penale duke kërcënuar me pezullim të mëtejshëm të procedurave gjyqësore.

Avokatët në Angli dhe Uels me muaj kanë refuzuar të marrin raste të reja apo të marrin raste nga kolegë të mbingarkuar.

Nga Oda njoftojnë se 80 për qind e anëtarëve me të drejtë vote kanë mbështetur nismën e grevës.

Ata kanë paralajmëruar se do të ndërpresin punën në afat të pacaktuar nga 5 shtatori kur në Britani duhet të publikohet pasardhësi i Boris Xhonsonit në postin e kryeministrit.