Avni Qaili për Fjolla Morinën: E meriton të jetë e suksesshme edhe jashtë trojeve shqiptare

Në ditëlindjen madhështore të këngëtares, Fjolla Morina ishin të pranishëm shumë artistë shqiptarë.

E në mesin e të ftuarve ishte edhe bashkëpuntori i kahmotshëm i Fjolla Morinës, tekstshkruesi shqiptar, Avni Qaili, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net teksa ka qëndruar atje ka marrë edhe një prononcim nga njëri ndër tekstshkruesit më të mirë shqiptarë.

Qaili ka treguar për fillimet e bashkëpunimit me këngëtaren.

Gjithashtu ai ka treguar se përtej bashkëpunimit ata kanë plot 20 vite prej kur edhe janë miq shumë të mirë.

Tekstshkruesi shqiptar tha se Fjolla nuk është xheloze e as egoiste, gjë të cilën e bën atë të veçantë prej artistëve të tjerë.

Qaili në fund i dha asaj një urim për ditëlindjen e këngëtares. /Lajmi.net/