“Airbus” testoi fluturimin e gjate të së ardhmes. “Airbus A350-1000ULR” i adaptuar, ka fluturuar më shumë se 24 orë në ajër, dhe është pjesë kyçe e planit të “Qantas” për fluturimet më të gjata komerciale në botë.
“Airbus” e ka përfunduar me sukses një testin e fluturimit maratonë, të aeroplanit A350, që zgjati më shumë se 24 orë, gjë që tërhequr shumë vëmendje në internet.
Media britanike raportoi se aeroplani “Airbus A350”, i cili u nis nga Aeroporti i Melburnit, u ul në pistën e “Airbus” në Tulluzë, pas 24 orësh në ajër.
Fluturimi testues është një hap kyç në Projektin “Sunrise” të linjës ajrore australiane “Qantas”, i cili synon të shërbejë rrugë të gjata komerciale të pasagjerëve në botë dhe të transformojë udhëtimet ajrore me distanca të gjata, duke eliminuar transferimet midis Australisë dhe Evropës.
“Airbus A350-1000ULR” i adaptuar posaçërisht nga “Qantas” i Australisë, do të fillojë fluturime komerciale pa ndalesa në linjën Sydney-Londër nga viti 2027.
“Airbus” tha se aeroplani, i cili ka një rezervuar karburanti të zgjeruar dhe të projektuar posaçërisht, qëndroi në ajër për 24 orë e 24 minuta, gjatë së cilës kohë fluturoi 23,075 kilometra pa ndalesa dhe u ul në pistën e fabrikës së “Airbus” në Tulluzë, Francën jugperëndimore.
Shërbimi i ndjekjes së fluturimeve Flightradar24 tha se fluturimi ishte fluturimi i dytë më i ndjekur ndonjëherë në kanalet e tij, pas fluturimit të vitit 2024 që mbante arkivolin e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.
“Qantas” ka porositur 12 avionë të modifikuar A350-1000ULR, të projektuar për të lidhur bregdetin lindor të Australisë me Londrën dhe Nju Jorkun, në rreth 20 orë.
Rajon-Botë Avioni që fluturoi pa u ulur 24 orë në ajër dhe 23...


