Avioni i Wizz Air nga Shkupi për Paris shpall emergjencë dhe ulet në Bruksel

Avioni i Wizz Air që u nis mëngjesin e sotëm nga Shkupi drejt Parisit ka shpallur gjendje emergjente rreth dy orë pas nisjes.

Fluturimi është devijuar dhe është ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin Charleroi në Bruksel. Shkaqet e emergjencës nuk janë bërë ende publike.