Aeroplani i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për në Zvicër të martën në mbrëmje.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se vendimi për t’u kthyer është marrë pas ngritjes, kur ekuipazhi në bordin e Air Force One kishte identifikuar “një problem të vogël elektrik” dhe, për shkak të kujdesit të tepruar, kishte vendosur të kthehej.
Një gazetar në bord ka thënë se dritat në kabinën e shtypit të avionit ishin fikur pak pas ngritjes, por atyre nuk u ishte dhënë ndonjë shpjegim.
Rreth gjysmë ore pas fillimit të fluturimit, gazetarëve u ishte thënë se avioni do të kthehej.
Trumpi pritej të hipte në një avion tjetër dhe të vazhdonte udhëtimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ku do të mbajë edhe fjalim.



