Avionët luftarakë të NATO-s patrullojnë përgjatë kufirit të Ukrainës

Vazhdojnë patrullimet e avionëve luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Mbretërisë së Bashkuar përgjatë kufirit me Ukrainën.

Avionët e forcave ajrore të NATO-s po monitorojnë nga afër Ukrainën dhe po mbajnë një nivel të lartë gatishmërie, raportoi “Remix News”, duke cituar të dhëna nga faqja e internetit e gjurmimit të avionëve “Flightradar 24”.

Avioni i zbulimit amerikan, i cili u ngrit nga Mikhail Kogalniceanu në qytetin port rumun të Konstancës, u regjistrua duke patrulluar kufirin e Rumanisë me Rusinë, në lindje dhe në veri.

Dy avionë të cisternë “Boeing KC-135 Stratotanker” thuhet gjithashtu se qarkulluan në ajër në lindje të Krakovit, Poloni, rreth 150 kilometra nga kufiri ukrainas.

Në të njëjtën zonë është konstatuar se ishte në patrullë edhe avioni “F-35 Lightning”.

Avionët, të identifikuar që i përkasin Shteteve të Bashkuara, u ngritën nga baza ajrore Rammstein në Gjermani.

Avionët amerikanë që patrullonin zonën, si dhe një avion i identifikuar se i përkiste Forcave Ajrore Mbretërore Britanike Mildenhall, u vunë re gjithashtu në veri të Brasov të Rumanisë.