Avionët britanikë kryejnë mision 12-orësh me SHBA-në dhe NATO-n pranë kufirit rus

Britania njoftoi të shtunën se dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) zhvilluan një mision 12-orësh në fillim të kësaj jave, së bashku me forcat amerikane dhe NATO-n, për të patrulluar përgjatë kufirit me Rusinë.

Ky mision u zhvillua pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s nga dronë dhe avionë rusë kohët e fundit.

“Kjo ishte një mision i rëndësishëm i përbashkët me aleatët tanë të SHBA-së dhe NATO-s”, tha ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey.

“Jo vetëm që kjo ofron informata të vlefshme për ta forcuar ndërgjegjësimin operacional të Forcave tona të Armatosura, por gjithashtu u dërgon mesazh të fuqishëm se NATO-ja është e bashkuar (presidentin rus Vladimir) Putinit dhe kundërshtarëve tanë”, shtoi Healey.

Një avion vëzhgues elektronik, RC-135 Rivet Joint, dhe një avion patrullimi detar, P-8A Poseidon, fluturuan nga rajoni Arktik përgjatë Bjellorusisë dhe Ukrainës të enjten, të mbështetur nga një avion furnizues i Forcave Ajrore të SHBA-së, KC-135.

Britania tha se operacioni pasoi shkeljet e hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.

Më herët këtë muaj, udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbështetën planet për të forcuar mbrojtjen e bllokut kundër dronëve rusë./REL