Avdyl Salihu organizon ndeshje të madhe Kasam Gashi vs Martin Murray

Kasim Gashi, boksieri i cili asnjëherë nuk dorëzohet më 3 tetor në Plovdiv të Bullgarisë do të ketë ndeshjen më të rëndësishme në karrierë duke u përballur me boksierin e njohur botëror, i 15-ti në rang listën botërore, Martin Murray. Deri tek kjo ndeshje e madhe erdhi duke i falënderuar manaxherit të njohur shqiptar, Avdyl Salihu i cili bëri matchmaking. Në këtë rast Gashi u shpreh shumë falënderues ndaj Salihut për rastin e dhënë ndërkohë që pret një ndeshje të mirë në Bulgari. “Ofertën e kam marrë dje dhe menjëherë e kam pranuar. E di se është koha e shkurt pro do jap maksimumin. Jam shume i motivuar dhe jam shume i lumtur qe luftoj kundër njërit qe është një nga 15 me te fortit ne bote. Ai ka boksuar me emra të mëdhenj si Gennadiy Golovkin, Arthur Abraham dhe Felix Sturm dhe kjo më motivon edhe më shumë. Në fund falënderoi menaxherin shqiptar nga ArenaRing Management Promotion, Avdyl Salihu i cili edhe ma ka mundësuar këtë ndeshje”, tha Kasami. Ndryshe cekim se Martin Murray ka 45 ndeshje, 39 fitore, 17 prej tyre me KO, kurse Kasim Gashi 14 ndeshje ku prej tyre 12 fitore (8 KO).