Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij do të tregojë përgjegjësi institucionale në procesin e konstituimit të institucioneve të reja, duke kontribuar në proceset ku kërkohet përfshirja e opozitës, transmeton GazetaBlic.Ai tha se LDK është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë për zgjedhjen e një presidenti të paanshëm dhe që respekton Kushtetutën.
“Në procesin e themelimit të institucioneve të reja që duhet të dalin pas zgjedhjeve, LDK-ja do të sillet me përgjegjësi të lartë institucionale dhe kulturë politike, si dhe në përputhje me interesin shtetëror dhe vlerat e veta politike. LDK-ja e ka identitetin e vet të ndërtuar ndër dekada nga figurat më të mëdha të popullit shqiptar, identitet që sot identifikohet me termin ‘filozofi rugoviane e veprimit politik’, që i referohet demokracisë, lirisë së mendimit, integrimit euro-atlantik të Kosovës, ekonomisë së tregut, si dhe kulturës së dialogut dhe qasjes institucionale. Këto nuk janë parime programore abstrakte apo fraza që thuhen në fushata elektorale, siç tentojnë t’i përdorin disa, por përbëjnë arsyet pse ekzistojmë si parti politike”, tha Hoti.Megjithatë, sa i përket formimit të Qeverisë, Hoti u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të qershorit 2026 tregon se LVV nuk ka nevojë për LDK-në dhe mund ta krijojë vetë ekzekutivin.
Hoti e cilësoi të pajustifikueshme edhe vonesën në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.“LDK-ja duhet të bashkëpunojë me të gjithë spektrin politik për t’i dhënë vendit president që e ushtron detyrën sipas Kushtetutës, president të paanshëm politikisht, president që na bind se e vendos interesin shtetëror mbi interesat politike të veta apo të ndonjë force politike. Mosrespektimi i këtyre parimeve në të kaluarën e afërt ka lënë pasoja për vendin. LDK-ja sigurisht se do të jetë pjesë e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe do të kontribuojë në të gjitha proceset e ardhshme ku kërkohet përfshirja e opozitës”
“Sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, rezultati zgjedhor i qershorit 2026 tregon se LVV-ja nuk ka nevojë për LDK-në. Siç ka vepruar pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, LVV-ja mund ta themelojë vetë qeverinë. Në këtë aspekt, është e pajustifikueshme vonesa në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nga znj. Haxhiu”, tha Hoti për Express.
Kosovë-Shqipëri Avdullah Hoti: Kurti s’ka nevojë për LDK’në në krijimin e Qeverisë



