Rajon-Botë Autoritetet në tre rajone të Ukrainës raportojnë për sulme ruse

Autoritetet në tre rajone të Ukrainës raportojnë për sulme ruse

Siç është raportuar nga mediet e huaja, sulmet me raketa kanë goditur objektivat ukrainase gjatë gjithë ditës.

Autoritetet lokale në Kharkiv, Odesa dhe Poltava kanë raportuar sulme nga raketat ruse, transmeton Telegrafi.

Një civile 28-vjeçare u vra kur bombardimet e rënda goditën shtëpinë e saj në Korobochkyne, raporton administrata ushtarake rajonale e Kharkiv.

Agjencia e lajmeve Interfax-Ukrainë raporton se një raketë lundrimi u rrëzua në rajonin e Poltava-s.

Por një tjetër raketë goditi një strukturë infrastrukturore në Karlivka (në rajonin e Poltava-s), duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në ndërtesat aty pranë. Askush nuk u vra dhe askush nuk u plagos, raporton agjencia.

Ndërkohë, rajoni përreth Odesa-s u godit nga granatimet më herët gjatë ditës dhe vetë qyteti është goditur nga raketat.

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e zi mbi qytetin e Odesës – nuk dihet nëse ka viktima.