Autoritetet italiane shpëtojnë 45 imigrantë që iu përmbys anija

“Për momentin, një total prej 45 burrash janë shpëtuar dhe mbërritën këtë mëngjes në Lampedusa”, kanë njoftuar rojet bregdetare.

Ata nuk kanë dhënë ndonjë informacion shtesë lidhur me kombësinë e imigrantëve të shpëtuar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Garda Bregdetare ka shtuar së po vazhdon kërkimet për ndonjë person që mund të ketë mbetur në ujë.

Kujtojmë se Italia është destinacioni kryesor i imigrantëve që largohen kryesisht nga Tunizia dhe Libia për të shkuar në Evropë.