Autonomia e komunave sërbe në Kosovën Veriore ose ringjallje e planit nazifashist Çiano-Ribentrop e vitit 1941

Shkruan: Dr. Koço Danaj

Politika euroamerikane ose nga padija ose për arsye të tjera që ajo i di ka kohë që ngul këmbë për autonominë e katër komunave sërbe në Kosovën veriore.

Le ta analizojmë a kanë të drejtë, a është ide e re, a kanë hallin e atyre pak sërbëve që jetojnë atje.

Po thërrasim në ndihmë historinë jo të largët. Atë të luftës së dytë botërore

Çfarë na mëson ajo?

Kur lindi kjo ide?

Italia fashiste e Musolinit kishte pushtuar Shqipërinë dhe Kosovën. Gjermania naziste kishte pushtuar Jugosllavinë. Në krye kishte vënë një kuisling nazist të quajtur Milan Nediç. Ai kishte pretendime për Kosovën e Veriut Për këtë çështje u takuan në Vienë ministrat e jashtëm nazifashistë Ribentrop dhe Çiano

Pas bisedimeve ata vendosën që Mitrovica të ndahej në dy pjesë dhe sëbashku me tre komuna të tjera ti jepej Jugosllavisë. Mitovica e jugut me disa pjesë të tjera të Kosovës ti jepeshin Shqipërisë. Dhe ashtu ndodhi.

Si ka mundësi që pas më shumë se 80 vjetësh i kërkohet Kosovës e njëjta gjë, pra që të ndahet Mitrovica dhe ti jepet Sërbisë. NATO nuk bombardoi për këtë qëllim apo jo. Për 6 përqind sërbë nuk mund të ndahet një teritor kompakt.

Ndryshe kopjohet një plan nazifashist.

Qeveria Kurti ka shumë historianë. Le të kërkojë ndihmën e tyre, le të kërkojë fillimisht bashkimin e Mitrovicës.

Me përvoja nazifAshiste nuk mund të zgjidhen problemet në një botë demokratike dhe në një vënd demokratik dhe nga instifucione demokratike.

Boll e coptuat kombin shqiptar. Mitrovica e Veriut dhe Kosova e Veriut nuk mund të shpallen “non grata” për shqiptarët

(Fragment nga libri: Edhe sa kohë kombi shqiptar do vazhdojë të jetë “non grata” për politikën botërore)