Automjeti ndahet në dysh në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur e 8 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, afër Rubikut.

Raportohet se një minibus agjensie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”.

Nga përplasja e fortë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe është ndarë më dysh.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit Led Caka si edhe u plagosën 8 pasagjerë në minibusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurit ndodhen në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor ,”– njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.