Autobusit të Durmo Tours i plas goma në lëvizje

Në redaksinë e Tv Klan Mkanë arritur disa informacione dhe foto të cilat tregojnë se autobusit të linjës Shkup Gostivar Durmo Tours i ka plasur goma gjatë lëvizjes.

Brenda në autobus ndodheshin disa persona mirëpo për fat të mirë  nuk ka pasur pasoja thonë dëshmitarët për tv KlanM. Njëra prej dëshmitaeve thotë se udhëtarët në autobus kanë qenë të trishtuar dhe traumatizuar kur kanë nukatur erën e diçkaje që po digjej.

Dëshmitarja D:S: e cila ishte një nga udhëtarët në autobusin në fjalë ka përshkrur ngjarjen:

Rreth 12 udhëtarër sot janë traumatizuar dhe  frikësuar nga incidenti që ka ndodhur me autobusin që ka udhëtuar në linjën Shkup – Gostivar. Goma e autobusit ka plasur në lëvizje të autobusit dhe mjeti ka humbur kontrollin për pak kohë. Shoferi e ndaloi mjetin para ngjarjes pasi kishte vërejtur se diçka nuk shkonte, por pas 5 minutash vazhdoi të lëvizte. Era e diçkaje që digjej është përhapur në autobus dhe ngjarja ka ndodhur pak më pas. Shoferi po udhëtonte me një gomë deri në pikë pagesën e parë  dhe ndaloi aty për të na marrë një autobus tjetër. Pyetja që shtrohet është: A keni nevojë për më shumë viktima për të patur një vendim gjykate për rastin e mëparshëm?

/KlanMacedonia/