Autobusi që u aksidentua në Vlorë ishte me nxënës të shkollës “Don Bosko” (VIDEO)

Një autobus me nxënës nga Kosova, ka pësuar aksident të lehtë e pa lëndime në Vlorë.

Klan Kosova merr vesh se nxënësit janë të shkollës Don Bosko në Prishtinë, të cilët po shkonin në ekskursion.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, pasi shoferi ka goditur pemën e sipërme teksa po kalonte në një rrugë.

Ndiqni pamjet e mëposhtme të dërguara në redaksinë e Klan Kosovës.