Autobusi nga Kosova aksidentohet në Gjermani, përplaset me një tramvaj

Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbremë në qytetin e Duseldorfit në Gjermani.

Siç njofton “RP Online”, autobusi i përket kompanisë “Barileva Turist”.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, ai është përplasur me një tramvaj.

“Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia, për aksidentin, teksa nuk raportohet për të lënduar.