Autobusi i aksidentuar është i “Besa trans Shkup”, dhe jo i “Besa trans” nga Tetova, reagojnë nga kompania!

Село Боснек (23 ноември 2021) При тежък пътен инцидент с автобус загинаха 46 човека. Произшествието е станало на магистрала "Струма" малко след 2.00 ч. тази нощ, близо до село Боснек. Жертвите са чужди граждани, а автобусът е пътувал в посока към Република Северна Македония. Седем души са спасени и са откарани в "Пирогов". Пресфото - БТА снимка: Минко Чернев (ЕД)

Informacioni se në Bullgari është aksidentuar autobusi i kompanisë turistike Besa trans nga Shkupi, ka ngjallur reagimin e kompanisë “Besa trans” Tetovë.

Nga kjo kompani mohojnë përfshirjen e tyre në aksident, duke thënë se autobusi i aksidentuar është i kompanisë “Besa trans” Shkup.

Pasi kanë sqaruar rastin, nga kjo kompani kanë shprehur ngushëllime deri të familjarët e viktimave të tragjedisë.

“Deshta tju informoj për de informatën e dhënë neper portale per tragjedinë e ndodhur mbrëmë 23.11.2021 ora 02:00 ne Bullgari. Behet fjale për autobusin e kompanisë “Besa Trans – Shkup” qe përmban linjen për ne Stamboll te Turqisë. Ne “Besa Trans” Tetove dhe unë Azdren Ziberi demantojmë lajmet qe u plasuan ne disa portale ne rrjete sociale dhe jemi te involvuar ne aksidentin ku humben jetën 46 qytetare ne Bullgari. Kompania prone e se cilës është autobusi i aksidentuar nuk ka te beje me ne, por është kompani krejtësisht tjetër me seli ne Shkup”, thuhet mes të tjerash në reagim, transmeton TV21.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.