Austria me këtë datë hap të gjitha dyqanet dhe objektet e tjera afariste

Austria po i zbut masat kundër koronavirusit. Nga 14 prilli, të gjitha dyqanet që janë më të vogla se 400 metra katrorë duhet t`i hapin sërish dyert.

Kjo gjithashtu përfshin edhe shitoret për pajisje ndërtimi dhe kopshtesh. Floktaritë do të hapen më 1 maj. Hotelet dhe restorantet duhet të rihapen gradualisht nga mesi i majit. Këtë e bëri të ditur kancelari austriak, Sebastian Kurz për mediat vendore, transmeton Shtegu.com.

Në të njëjtën kohë, që nga 14 prilli vlen obiligimi për të mbajtur maskat mbrojtëse për të gjitha dyqanet dhe transportin publik. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit. Manifestimet e ndryshme mbeten të ndaluara deri në fund të qershorit. Deri atëherë, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi. “Java e Pashkëve do të jetë një javë vendimtare për ne. Ajo do të përcaktojë nëse mund të ndohë rimëkëmbja – siç dëshirojmë. Mos festoni bashkësrisht me të afërmit, familjen, miqtë”, ka porositur Kurz.