Austri, vazhdojnë kontrollet kufitare për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Austria ka marrë vendim për vazhdimin e kontrolleve kufitare drejt Italisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit, të vendosura për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Me Dekretin e Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdohet me kontrollet kufitare deri më 27 prill, që është për më shumë se 20 ditë nga vendimi fillestar.

Kontrollet shëndetësore në kufijtë drejt Hungarisë dhe Sllovenisë, gjithashtu, vazhdojnë, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehamer në një letër drejtuar Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe homologëve të tij në vendet anëtare të BE-së.