Australia pezullon udhëtimet me Zelandën e Re

Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt njoftoi pezullimin 72 orësh të ‘korridorit’ për udhëtimin në Zelandën e Re. Vendimi u mor pas zbulimit të infeksionit të parë lokal të koronavirusit në Zelandën e Re që nga nëntori i kaluar. Frika e autoriteteve australiane është se rasti mund të jetë një rast i variantit të Afrikës së Jugut, një mutacion shumë më ngjitës i COVID-19.