Australi, shkon në 46 numri i të vdekurve nga COVID-19

Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Australi është rritur në 46 pasi sot u raportuan më shumë vdekje.

Autoritetet shëndetësore theksuan se pesë pacientë me COVID-19 kanë vdekur në katër shtete, Australia Jugore, Tasmania, Victoria dhe Uellsi i Ri Jugor.

Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në vend tani është 5.895 ndërsa 2.135 persona janë shëruar deri më tani.

Australia ka ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e virusit, përfshirë ndalimin e tubimeve me më shumë se dy persona në zona publike të hapura ose të mbyllura.

Në funeralet mund të marrin pjesë më së shumti 10 persona dhe jo më shumë se 5 persona në dasma.

Pubet, klubet, restorantet, kafenetë, palestrat dhe faltoret mbeten të mbyllura në të gjithë Australinë ndërsa qytetarët që kthehen në vend duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë.