Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka lavdëruar Ukrainën për sukseset e saj në fushëbetejë kundër forcave ruse muajin e kaluar dhe ka përsëritur mbështetjen e NATO-s dhe aleatëve të saj për Kievin.
Gjatë një takimi në Bruksel, më 12 tetor, me ministrat e mbrojtjes të NATO-s, Austin tha se “ligësia” dhe “mizoria” e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin, ka bashkuar komunitetin ndërkombëtar.
Përveç takimit të NATO-s, një grup prej rreth 50 vendesh, i udhëhequr nga SHBA-ja, zhvilloi bisedime në selinë e NATO-s në Bruksel me fokus në mbrojtjen ajrore, pas sulmeve të fundit ruse në Ukrainë.
Këto sulme vijnë si pasojë e një shpërthimi në Urën e Krimesë – që lidh Rusinë dhe këtë gadishull të aneksuar ukrainas – ndodhi më 8 tetor. Putini ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin, duke e cilësuar si atë si akt “terrorizmi”.
“Këto fitore u përkasin ushtarëve të guximshëm të Ukrainës. Por asistenca e sigurisë, trajnimi dhe përpjekjet e Grupit të Kontaktit kanë qenë jetike”, tha Austin në fillim të takimit.




