Aktori, Austin Butler, ka blerë shtëpinë e Brad Pitt në Los Feliz, Los Angeles, për 5.2 milionë dollarë (afërsisht 4.89 milionë euro), vetëm tre muaj pasi prona ishte grabitur.
TMZ raportoi se marrëveshja u finalizua javën e kaluar. Grabitja ndodhi në qershor, kur Brad Pitt ndodhej në Tokio.
Tre persona u futën në shtëpi përmes dritareve dhe qëndruan aty për rreth 10 minuta, duke marrë sende me vlerë ende të panjohur, shkruan DailyMail.
Tre të dyshuar u arrestuan më vonë në gusht.
Pas incidentit, Brad përforcoi masat e sigurisë dhe më vonë vendosi ta shiste shtëpinë.